LAJMI I FUNDIT:

Pa kravatë dhe me flokë të çrregullta: Djali i Trump fotografohet me një dukje të thjeshtë duke ecur rrugës, larg shkëlqimit mondan të familjes

Pa kravatë dhe me flokë të çrregullta: Djali i Trump fotografohet me një dukje të thjeshtë duke ecur rrugës, larg shkëlqimit mondan të familjes

Barron Trump, djali i Donald Trump, i njohur për pamjen e tij të rregullt dhe veshjet zyrtare, është fotografuar me një pamje më të relaksuar që ndryshon dukshëm nga ajo që është mësuar publiku.

Edhe pse ai ishte i njohur për frizurën e tij të lëmuar në evente politike dhe inaugurime, duket se nuk është stili i tij i përditshëm.

Përkatësisht, Barron së fundmi është fotografuar në një kolegj në Nju Jork, ku ishte veshur me një kombinim casual – një këmishë me mëngë të bardhë Ralph Lauren dhe pantallona bezhë.


Ky look ishte mjaft i pazakontë për të, i cili deri më tani shquhej për një stil më formal të veshjes, ngjashëm me të atin. Përveç kësaj, ai i mbante flokët të lëshuara dhe të çrregullta, pa asnjë gjurmë xheli.

Barron Trump aktualisht është duke studiuar financa në shkollën prestigjioze Stern të Biznesit në Nju Jork dhe prania e tij në kampus ka shkaktuar shumë interes.

Barron Trump (Foto: EPA-EFE)

Për shkak të shqetësimeve të sigurisë, Barron nuk ndan numrin e tij të telefonit celular me kolegët e tij të kolegjit, por përkundrazi komunikon me ta përmes mjeteve alternative.

Më herët ai kërkoi nga kolegët e tij që të kontaktojnë me të përmes Discord dhe tani ai përdor kryesisht konsolën Xbox për komunikim. Sipas burimeve, kjo është platforma e tij e zgjedhur për të mbajtur kontakte me miqtë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli reagon pas kalimit të Shqipërisë në finalen e Eurovisionit: Shkodra Elektronike s’e ktheu vetëm traditën në muzikë, e bëri krenari kombëtare

Luiz Ejlli reagon pas kalimit të Shqipërisë në finalen e Eurovisionit: Shkodra Elektronike s’e ktheu vetëm traditën në muzikë, e bëri krenari kombëtare

Magazina
Alba Pollozhani dhe Lim Hoti largohen nga Ferma VIP 2

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti largohen nga Ferma VIP 2

Magazina
Një influencuese nga Meksika vritet derisa ishte live në TikTok

Një influencuese nga Meksika vritet derisa ishte live në TikTok

Magazina
Beatriçe dhe Kola flasin pas kualifikimit për në finalen e Eurovision 2025

Beatriçe dhe Kola flasin pas kualifikimit për në finalen e Eurovision 2025

Magazina
“Votuam për Kroacinë, por vota shkoi për Izraelin”, fansat të shqetësuar teksa publikojnë mesazhet

“Votuam për Kroacinë, por vota shkoi për Izraelin”, fansat të shqetësuar teksa publikojnë mesazhet

Magazina
Aktorja kineze vjedh shfaqjen në Kanë, por thyen kodin e veshjes

Aktorja kineze vjedh shfaqjen në Kanë, por thyen kodin e veshjes

Magazina
Kalo në kategori