Besart Berisha nuk ka arritur ta marrë edhe njëherë finalen e Australisë.

Sulmuesi prishtinas dhe skuadra e tij janë mposhtur pas ekzekutimit të penalltive nga Sydney.

Pasi rezultati në 120 minuta ishte i barabartë 1-1, falë golit të Berishës, skuadrat shkuan në finale.

Sydney ishte më e saktë në penallti, duke shënuar katër herë ndërsa për Melbourne Victoryn shënuan Troisi dhe Broxham, ndërsa penalltitë u humbën nga Valeri dhe Rojas.

Berisha ishte i pesti në radhë për të ekzekutuar penalltinë, por që Sydney triumfoi dhe nuk i erdhi radha. /Telegrafi/