Zëdhënsi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri në Ora e Fundit të Klan Kosovës, ka thënë se punimet tek Kisha ortodokse në kompleksin universitar në Prishtinë, janë ndërprerë për shkak të mos respektimit të ligjit.
Sipas Tahirit, këto punime nuk do të vazhdohen derisa nuk sigurohen dokumentacione adekuate për leje të punës, njofton Klan Kosova.
“Inspektorët tanë që janë zakonisht në terren kanë parë që janë duke u bërë disa punë në këtë zonë dhe kanë lajmëruar. Kemi urdhëruar, që të ndërpriten punimet, por fillimisht është refuzuar ndërpreja e punës. Megjithatë kur kemi parë që mungon dokumentacion i lejes së punimeve, atëherë kemi ndërmarr masa. Pas ndërprerjes së punimeve, u takuam me punëdhënësit e tyre dhe u treguam se cfarë duhet përmbajtur një dokumentacion që lejon të vazhdohet një projekt në ndërtime”, tha Tahiri.
Sipas tij, pa pasur një leje të tillë të punës, asnjë ndërtesë dhe asnjë projekt nuk lejohet në Prishtinë.
“Ne i njoftuam për të gjitha problemet dhe pa ato dokumente nuk vazhdohet puna tek Kisha Ortodokse.Në asnjë lokacion në komunën e Prishtinës, nuk mund të vazhdohen punime pa u respektuar ligjet e Republikës së Kosovës.Nuk jemi këtu për të dhënë mendime, por për të zbatuar ligjin”, ka përfunduar Tahiri, njofton Klan Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City