LAJMI I FUNDIT:

Ozil mund të largohet drejt MLS-së

Ozil mund të largohet drejt MLS-së

Mesut Ozil pritet të largohet nga Arsenali në drejtim të kampionatit amerikan Mayor League Soccer apo i njohur si MLS.

Mesfushori kreativ i Arsenalit po lufton të futet nën urdhrat e trajnerit Unai Emery dhe koha e paktë e lojës ka bërë që të përfolet një largim i tij.


Sipas mediumit Bleacher Report, Ozil është i hapur për një largim nga Arsenali.

Ozil mbyll derën e largimit: Kam kontratë me Arsenalin, nuk po shkoj askund
Lexo po ashtu Ozil mbyll derën e largimit: Kam kontratë me Arsenalin, nuk po shkoj askund

MLS thuhet se është një destinacion i mundshëm i gjermanit, por Ozil nuk do të dorëzojë një kërkesë transferimi.

Burimi i tyre beson se 31-vjeçari nuk dëshiron të largohet nga Arsenali, por nëse marrëdhënia me Emery nuk përmirësohet, dhe ai mbetet jashtë ekipit, atëherë ai do të detyrohet të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

“Nuk është aq e thjeshtë sa thjesht largimi sepse kjo nuk është ajo që ai dëshiron të bëjë”, thuhet në raportin e publikuar nga ky medium. /Telegrafi/