LAJMI I FUNDIT:

Ottmar Hitzfeld: Messi e Ronaldo nuk janë më të mirë si në kohërat e tyre të arta

Ottmar Hitzfeld: Messi e Ronaldo nuk janë më të mirë si në kohërat e tyre të arta
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo (Foto by Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk janë “aq të shquar” siç ishin dikur, sipas ish-trajnerit të Bayern Munichut, Ottmar Hitzfeld.

Messi ka shënuar 43 gola në të gjitha garat këtë sezon, më shumë se çdo lojtar tjetër në pesë skuadrat më të mira të Evropës.


Ronaldo ka arritur 24 gola në sezonin e parë me Juventusin, duke përfshirë “hat-trick” ndaj Atletico Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe është në luftë për trofeun e gjashtë në këtë garë prestigjioze evropiane për klube.

Ottmar Hitzfeld (Foto by Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, të dy lojtarët u anashkaluan për Topin e Artë 2018, ku Luka Modric i dha fund dominit dhjetëvjeçar Messi-Ronaldo.

“Ata kanë shumë potencial. Por, Messi nuk është aq i shkëlqyer sa në kohërat e tija të arta. Njëjtë edhe Cristiano Ronaldo ani pse shënon gola, Juventusi do ta ketë të vështirë që të triumfon në Ligën e Kampionëve”, tha zvicerani.

Ndryshe, Ronaldo me Juven do të ballafaqohet me Ajaxin ndërsa Barcelona e Messit me Manchester Unitedin në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori