LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës

Osmani: Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës

Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën, ka takuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin dhe komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bekim Jashari.

Ajo e ka uruar ministrin Maqedonci dhe gjenerallejtënant Jasharin për angazhimin e institucioneve të mbrojtjes në misionin e tyre të shenjtë.


Po ashtu, Osmani mes tjerash ka shkruar se ushtria e Kosovës po fuqizohet çdo ditë si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO.

“Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës, si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO.  Sot përgëzova Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari për angazhimin e institucioneve tona të mbrojtjes në misionin e shenjtë që kanë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ndryshe, SHBA njoftoi më 11 Janar se ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e 246 sistemeve kundërajrore Javelin, që prodhohen në SHBA.

Ngritje rekorde e kapaciteteve luftarake, Maqedonci: Me hapa të sigurtë po e konsolidojmë ushtrinë
Lexo po ashtu Ngritje rekorde e kapaciteteve luftarake, Maqedonci: Me hapa të sigurtë po e konsolidojmë ushtrinë

Departamenti amerikan i Shtetit tha se blerja e tyre do t’i kushtojë Kosovës 75 milionë Dollarë.

Tani kjo çështje është dërguar në Kongresin Amerikan për miratim.

Derisa së fundmi Mbretëria e Bashkuar ka marrë vendim për heqjen e vizave për personelin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, që zhvillojnë aktivitete ushtarake dhe zyrtare.

DASH: Vlera e raketave antitanke që do të blejë Kosova është 75 milionë dollarë
Lexo po ashtu DASH: Vlera e raketave antitanke që do të blejë Kosova është 75 milionë dollarë

Procesi i transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosura të Kosovës nisi në dhjetor të vitit 2018, kur Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore për ta ndryshuar mandatin e FSK-së.

Ky proces pritet të zgjasë dhjetë vjet, deri në vitin 2028.

FSK-ja, aktualisht, ka rreth 2.500 pjesëtarë. Pas periudhës së tranzicionit, ky numër pritet të rritet në mbi 7.500 dhe të përfshijë pjesëtarë aktivë dhe rezervistë.

Buxheti i ndarë për këtë vit për Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës është mbi 153 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori