Osmani, Shala e Prekazi, dëshirat e Hajvalisë

Trajneri i kësaj skuadre, Synaj Keçi në një prononcim për ‘Sport Plus’ shpalos dëshirat e tij lidhur me përforcimet e mundshme që planifikon t’i bëjë gjatë afatit kalimtar të dimrit.
“Sigurisht që pas përfundimit të stinorit vjeshtor do të ulem me zyrtarët e klubit për të biseduar për mundësinë e përforcimit të skuadrës. Tashmë kam identifikuar lojtarët të cilët dëshiroj t’i kem për stinorin pranveror. Ata janë tre futbollistët e Llamkos Kosovës, Labinot Osmani, Bashkim Shala dhe Arbër Prekazi”, u shpreh Keçi për ‘Sport Plus’. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/11/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































