LAJMI I FUNDIT:

Osmani për kontingjentin e FSK-së që do të trajnojë ushtarët ukrainas: Do të luajnë rol kyç si instruktorë

Osmani për kontingjentin e FSK-së që do të trajnojë ushtarët ukrainas: Do të luajnë rol kyç si instruktorë

Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar suksese kontingjentit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët janë nisur për në Mbretërinë e Bashkuar për operacionin “INTERFLEX”.

Ky operacion realizohet në mbështetje dhe përgatitje të personelit ushtarak të Ukrainës.


Në reagimin e saj, Osmani ka thënë se ata do të kenë rol kryesor në stërvitjen e ushtrisë ukrainase.

FSK-ja stërvit trupat e ushtrisë ukrainase, Ambasada britanike: Kosova ka demonstruar solidaritet me Ukrainën që nga fillimi i luftës
Lexo po ashtu FSK-ja stërvit trupat e ushtrisë ukrainase, Ambasada britanike: Kosova ka demonstruar solidaritet me Ukrainën që nga fillimi i luftës

“Iu uroj suksese ushtarëve tonë të FSK-së derisa nisin operacionin INTERFLEX në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me partnerët e tjerë të NATO-s. Ata do të luajnë rol kryesor si instruktorë, duke ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë ukrainase”.

“Krahas aleatëve tanë, ne mbetemi të përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë”, ka shkruar presidentja e vendit në rrjetin social “X”.

E lidhur me këtë ka reaguar edhe Ambasada Britanike në Prishtinë, duke thënë se Kosova ka mbështetur dhe demonstruar solidaritet me Ukrainën e popullin ukrainas që nga fillimi i luftës.

“Mbrëmë i uruam lamtumirën një kontingjenti të ushtarëve të FSK-së para se të fluturonin në Britani të Madhe për të mbështetur operacionin INTERFLEX. Kosova ka mbështetur dhe demonstruar solidaritet me Ukrainën dhe popullin ukrainas që nga fillimi i luftës”.

“Operacioni INTERFLEX zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për qëllim stërvitjen e trupave të ushtrisë ukrainase. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë ofruar gatishmëri për angazhimin e instruktorëve për të ndihmuar në procesin stërvitor të Ushtrisë së Ukrainës në kuadër të këtij operacioni”, ka shkruar ambasada në Facebook. /Telegrafi/