LAJMI I FUNDIT:

Osmani pas takimit me Novak: Është koha që marrëdhëniet e Kosovës me BE-në të ngritën në një nivel më të lartë

Osmani pas takimit me Novak: Është koha që marrëdhëniet e Kosovës me BE-në të ngritën në një nivel më të lartë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit që zhvilloi me homologen e saj të Hungarisë, Katalin Novak, ka thënë se presin përkrahje të vazhdueshme nga Hungaria për anëtarësimet e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare por edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Osmani në një konferencë për media u shpreh se Kosova ka synim dhe vizion anëtarësimin e saj në NATO.


“Kosova ka synim, vizion dhe punë anëtarësimin në NATO. Për këtë dua ta falënderoj shtetin hungarez që përkrahu vendin tonë në anëtarësimet e ndryshme. Presidente, siç edhe çdo vend tjetër në Evropë, edhe ne po sfidohemi nga krizat e shumta. Shtetet  e rajonit kanë nevojë për mbështetje”.

“Ka ardhur koha që marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian të ngritën në një nivel më të lartë. Andaj Kosova këtë vit do të aplikojë për statusin kandidat. Presim mbështetjen edhe të Hungarisë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka falënderuar Hungarinë për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovë.

“Kanë kaluar më shumë se katër vite që kur Kosova ka plotësuar të gjithë kërkesat për liberalizim të vizave. Hungaria e ka përkrahur këtë dhe lus që të vazhdoni ta përkrahni në vazhdimësi shtetin tonë. Llogarisim edhe në mbështetjen e Hungarisë në anëtarësimin e të gjitha Organizatave Ndërkombëtare, ku përfituesit më të mëdhenj janë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Osmani./Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori