LAJMI I FUNDIT:

Osmani në Forumin Ekonomik të Zvicrës flet për potencialin ekonomik të Kosovës

Osmani në Forumin Ekonomik të Zvicrës flet për potencialin ekonomik të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Zvicrës.

Ajo në këtë forum ka folur për potencialin ekonomik të Kosovës si dhe tërheqjen e investimeve të huaja.


“Përpara rreth 1500 përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, akademikëve, politikanëve e përfaqësuesve të mediave zvicerane prezantova sot potencialin ekonomik të Republikës së Kosovës dhe theksova mundësitë e shumta për investime në vendin tonë, si e ftuar e Forumit Ekonomik të Zvicrës”, shkruan Osmani në Facebook.

Ajo në mesin e arsyeve të shumta për të investuar ka përmendur fuqinë e përgatitur punëtore, potencialin e madh të të rinjve, legjislacionin e bashkërenduar me atë të BE-së dhe mbrojtjen që i ofrohet investitorëve të huaj që e bëjnë Kosovën një vend ideal për të investuar.

“Interesimi i bizneseve e investitorëve për Kosovën u vërejt shumë qartë. Ne na mbetet të punojmë fort e të sigurohemi që interesimi i tyre të shndërrohet në investime të suksesshme në vendin tonë”, ka thënë Osmani.

Në Forumin Ekonomik të Zvicrës çdo vit marrin pjesë 1.350 personalitete nga biznesi, akademia, politika. Diskutimet në këtë Forum synojnë këmbimin e ideve në fushën e rrjetëzimit industrial.

Në kuadër të kësaj vizite, presidentja Osmani do të takohet edhe me përfaqësues shtetëror të Konfederatës zvicerane. /Telegrafi/