LAJMI I FUNDIT:

Osmani kritikon Kurtin për video mesazhet, megjithatë thotë se ka vullnet për marrëveshjen me LVV-në

Osmani kritikon Kurtin për video mesazhet, megjithatë thotë se ka vullnet për marrëveshjen me LVV-në
Foto: Arkiv

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se dy javët e ardhshme duhet të shfrytëzohen maksimalisht për të arritur një marrëveshje me LVV-në.

Sipas saj, duhet lënë anash të gjitha çështjet që i kanë ndarë deri më tani këto dy subjekte dhe nuk kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.


“Ju e dini që qëndrimi i LDK-së është dhënë qartë gjatë ditëve që shkuan, është konfirmuar edhe nga që LDK-ja ka vullnet që të arrihet një marrëveshje me LVV-në.

Tani më që zyrtarisht kemi edhe mandatimin e kandidatit me kryeministër dhe koha është e përcaktuar me kushtetutë të vendit, ajo që bëjë thirrje unë është që dy javëve të ardhshme të shfrytëzohen maksimalisht për arritjen e marrëveshjes e jo për fajësime apo sulme ndaj njëra tjetrës.

Besoj që e kemi shumë të qartë se cili ja qenë vullneti i qytetarëve, dhe të gjitha mospajtimet dh çështjet që na kanë ndarë deri tani duhet të lihen anash, dhe ditët në vijim duhet të shfrytëzohen maksimalisht me respekt të ndërsjellë për të arritur një marrëveshje në të cilën të dyja partitë ndihen se janë të përfaqësuara në përputhje me votat e qytetarëve”, ka thënë Osmani para mediave, shkruan Telegrafi.

Kurti: Ende nuk kemi marrëveshje me LDK-në, po presim t'i kthehemi bisedimeve
Lexo po ashtu Kurti: Ende nuk kemi marrëveshje me LDK-në, po presim t'i kthehemi bisedimeve

Osmani ka theksuar se marrëveshja mund të arrihet nëse ka vullnet të qartë nga të dyja palët dhe vetëm nëse ka gatishmëri për të arritur në një mes dhe në një kompromis në të cilën të dyja paritë ndihen që vullnetshëm po hynë në koalicion.

“Duhet të investohet të rikthehet besimi të ulemi në tavolinë me respekt të ndërsjellët dhe duke pasur parasysh fuqinë politike që e përfaqëson njëra dhe tjetra, duke pasur parasysh votat që i kemi marr më 6 tetor. Unë besoj që ky vullnet ekziston dhe tani ka ardhur koha që ky vullnet të materializohet, dhe nuk ka pse shtyhet, ne kemi hyrë për ta quar PAN-in në opozitë dhe duhet ta lëmë në opozitë aty ku është”, tha Osmani.

Nënkryetarja e LDK-së nuk ka hezituar edhe ta kritikojë liderin e LVV-së, Albin Kurti për video mesazhet e tij.

Osmani ka thënë se veprimet e Kurtit me postimin e video-mesazheve nuk janë qasje e mirë për arritje të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“Unë nuk besoj që kjo qasje i ndihmon arritjes së marrëveshjes palët duhet të ulen me synimin për të gjetur një mes një kompromis në atë se dy palët e kuptojnë se janë duke ndërtuar të ardhmen e Kosovës”, u shpreh Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori