LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet objektiv strategjik, do të angazhohemi me gjithë potencialin tonë

Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet objektiv strategjik, do të angazhohemi me gjithë potencialin tonë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se sot është një ditë e veçantë dhe e rëndësishme për Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Osmani ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet objektiv strategjik i Republikës së Kosovës, duke shtuar se do të përkushtohen me gjithë potencialin e tyre, transmeton Telegrafi.


“Ushtria e Kosovës është ndërtuar mbi themelet e sakrificës të popullit shqiptar, është jetësuar mbi trashëgimin e rezistencën e armatosur, mbi sakrificën sublime të komandantit Adem Jashari, e të familjes Jashari. Është rritur e zhvilluar mbi vizionin tuaj për ushtri moderne. Uniforma ushtarake është ëndërr jetësore e shumë të rinjve, dhe nderi më i madh që mund të ndjejnë ata që kanë për qëllim shërbimin ndaj vendit”, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë se vendi ynë asnjëherë nuk ka pasur synime të pushtuesve.

“Ne si vend dhe si komb asnjëherë nuk kemi pasur synime të pushtuesve, por qëllimi dhe misioni i vetëm i yni ka qenë dhe mbetet mbrojtja e atdheut tonë. Do të punojmë pa-rreshtuar që ta bëjmë Kosovën vend të sigurt që e duan të gjithë”, theksoi ajo.

Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke u shënuar me disa aktivitete./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori