eksperti ad

Sipas Sky Sports Italia, Arsenali ka hequr dorë nga gara për të nënshkruar me Victor Osimhen nga Napoli për shkak të çmimit të tij të madh.

Napoli nuk është i gatshëm të heqë dorë nga tarifa e tyre prej 130 milionë euro që është klauzola e lirimit të Osimhen.


Nuk është vetëm Arsenali, por të gjitha klubet e interesuara si Chelsea dhe PSG, po heqin dorë nga nigeriani, shkaku i kërkesave të mëdha.

Osimhen 1

Shitja e Osimhen mund të financojë të gjitha transferimet e Napolit këtë verë, por duket se asnjë klub nuk është i gatshëm të paguajë kaq shumë para pa kuptim për një lojtar.

Osimhen, që aktualisht është 25 vjeç, shënoi 17 gola dhe asistoi tre të tjerë për Napolin sezonin e kaluar.

Arsenal do të kërkojnë sulmues diku tjetër, pasi është e interesuar për një lojtar që garanton gola. /Telegrafi/  

telegrafi sport app