LAJMI I FUNDIT:

Osimhen ka zgjedhur tashmë klubin e ri

Osimhen ka zgjedhur tashmë klubin e ri

Ylli i Napolit, Victor Osimhen thuhet se u ka thënë miqve të tij më të ngushtë se cilit klub do t’i bashkohet gjatë verës, mes interesimit serioz nga Chelsea, Arsenal dhe Paris Saint-Germain.

Sulmuesi 25-vjeçar nigerian duket i destinuar të largohet nga Napoli në verë, pasi nënshkroi një kontratë të re në dhjetor që përfshin një klauzolë të madhe lirimi, duke i dhënë atij një rrugëdalje në fund të sezonit.


Pavarësisht kaosit në Napoli këtë sezon, Osimhen ka shkëlqyer në Serie A, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë tre asistime në 18 ndeshje të ligës.

Përpara afatit kalimtar të verës, 25-vjeçari duket të jetë sulmuesi më emocionues në treg.

De Laurentiis lë të kuptohet se e ardhmja e Osimhen është larg Napolit
Lexo po ashtu De Laurentiis lë të kuptohet se e ardhmja e Osimhen është larg Napolit

E ardhmja e Osimhen

Gazeta Daniele Longo nga Calciomercato.com detajon sesi Osimhen ka vendosur tashmë themelet e një transferimi gjatë verës, pasi kishte ngarkuar agjentin e tij Roberto Calenda të sigurojë një largim të profilit të lartë nga Napoli.

25-vjeçari tashmë ka vendosur se ku do të shkojë gjatë verës dhe u ka thënë miqve të tij më të ngushtë se për cilin klub do të luajë, me Chelsea, Arsenal dhe Paris Saint-Germain kandidatët më të mundshëm.

Ai ka një klauzolë lirimi prej 130 milionë euro në kontratën e tij, diçka që Napoli pret të paguhet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori