LAJMI I FUNDIT:

Osimhen i fokusuar te Napoli, por nuk përjashton një transferim në Ligën Premier

Osimhen i fokusuar te Napoli, por nuk përjashton një transferim në Ligën Premier

Victor Osimhen këmbëngul se fokusi i tij i vetëm është te Napoli, por shtoi se çdo lojtar ka ambicie të luajë në Ligën Premier.

Historitë e interesit të ripërtërirë për golashënuesin më të mirë të Serie A, veçanërisht nga Liga Premier, kanë vazhduar të bëhen tituj gjatë javëve të fundit.


Të mërkurën, Manchester Evening News raportoi se trajneri i Djajve të Kuq, Erik ten Hag e ka bërë lojtarin nigerian prioritetin e tij të transferimit për verën.

Ten Hag dëshiron të paktën dy transferime të mëdha në verë, prioritet një emër i madh në qendër të sulmit
Lexo po ashtu Ten Hag dëshiron të paktën dy transferime të mëdha në verë, prioritet një emër i madh në qendër të sulmit

I pyetur nga Corriere della Sera nëse do të dëshironte të luante një ditë në Angli, Osimhen u përgjigj pozitivisht.

“Mendoj se është një ambicie e të gjithë lojtarëve. Dhe kush e di, ndoshta një ditë. Tani për tani, mund t’ju siguroj se as që më ka shkuar në mendje. Do të më shpërqendronte nga ajo që ka qenë një sezon i bukur. Vetëm Napoli. Kjo është e gjitha”, ka thënë Osimhen.

Osimhen aktualisht qëndron i pa sfiduar në krye të listës së golashënuesve të Serie A me 19 gola nga 20 paraqitje në sezonin 2022/23.

Reprezentuesi nigerian është gjithashtu në një seri prej tetë golash në ligë, duke kërkuar vetëm tre të tjera për të barazuar rekordin e Gabriel Batistuta prej 11 golave, i cili u vendos me Fiorentinën gjatë sezonit 1994/95.

Nëse Aurelio De Laurentiis dhe bordi i Napolit do ta lejonin Osimhen të largohej gjatë verës, ai do të kishte një çmim të lartë siç sugjeroi Presidenti i klubit në intervistën e tij të fundit javën e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori