LAJMI I FUNDIT:

Ose Zaniolo ose Di Maria, Juve mund ta zgjedhë vetëm njërin

Ose Zaniolo ose Di Maria, Juve mund ta zgjedhë vetëm njërin
(Fotomontazh: TuttoSport)

Angel Di Maria dhe Nicolo Zaniolo janë në radarin e Juventusit, mirëpo bardhezinjtë do ta zgjedhin vetëm njërin – njofton Tuttosport.

Zonja e Vjetër duhet ta zëvendësojë Paulo Dybalan dhe ndoshta edhe Federico Bernardeschin, të cilëve u skadojnë kontratat në Allianz Stadium.


Di Maria dhe Zaniolo janë në mesin e shënjestrave të Bianconerëve, por ata do ta zgjedhin vetëm njërin prej tyre.

(Fotomontazh: Goal)

Në letër, Juve do t’i jepte prioritet yllit të Romës, megjithatë shuma që kërkojnë Giallorossët për të ua vështirëson punët bardhezinjve.

Juventusi planifikon tri transferime nga Chelsea, monitorohen edhe gjashtë yje të skuadrave tjera evropiane
Lexo po ashtu Juventusi planifikon tri transferime nga Chelsea, monitorohen edhe gjashtë yje të skuadrave tjera evropiane

Për këtë arsye, klubi italian është duke e shqyrtuar opsionin e nënshkrimit Di Marias, i cili do të jetë lojtar i lirë nga korriku dhe mund të luajë edhe si anësor edhe si mesfushor ofensiv. /Telegrafi/