LAJMI I FUNDIT:

OriginAL, një udhëtim për të zbuluar rrënjët

OriginAL, një udhëtim për të zbuluar rrënjët

Gjeji rrënjët e tua! Një slogan aq i thjeshtë e njëkohësisht aq domethënës. Njeriu është gjithmonë në kërkim të rrënjëve dhe të kaluarës! Sado larg vendit të origjinës të jemi, gjithmonë rikthehemi aty, tek vendi i paraardhësve.

Për ne si GERMIN është e rëndësishme që atdhedashurinë ta mbjellim qysh në vitet e para të jetës. Prandaj, edhe lindi ideja e një programi si OriginAL-i.


Siç edhe u shpreh Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, z. Skënder Durmishi, më 6 maj kur u lansua ky program në Tiranë “Nuk ka asgjë më të mirë, se një ideje që i ka ardhur koha”, e  ne mendojmë që ky është momenti i fundit që një program i tillë të vihet në jetë. Më shumë për ngjarjen që lidhet me lansimin e OriginAL mund të lexoni këtu.

Programi OriginAL ka lindur si një nevojë që të rinjve të diasporës t’u japim mundësi të njohin rrënjët e tyre. E nisur si një iniciativë ambicioze në vitin 2021 nga GERMIN dhe Global Albanians Foundation, OriginAL-i arriti që përmes fondeve të ngritura online të sigurojë në kohë rekord 70 për qind të fondeve.

OriginAL si edhe vet emri është i veçantë në shumë dimensione. Origin dhe AL do të thotë ‘Origjina Shqiptare’  dhe është i dedikuar për të gjithë ata të rinj që për njërën apo më tjetrën arsye nuk kanë pasur mundësi të shijojnë vendin e tyre të origjinës.

Aplikimi është hapur më datën 25 maj. Mënyra e aplikimit është shumë e thjeshtë. Ne na duhen të dhënat personale (të cilat mbesin konfidenciale) si dhe një letër apo video motivuese që shpjegon arsyet pse dëshironi të merrni pjesë në këtë program. Të rinjtë e diasporës që kanë prejardhje shqiptare (një prind apo gjysh/e), janë të moshës 18 deri 24 vjeç mund të përjetojnë ditët më të mira të jetës përmes programit OriginAL. Afati për të aplikuar mbetet i hapur deri më 15 qershor.

Për mënyrën se si të aplikohet mund ta shikoni këtë video mund ta shikoni këtu.

OriginAL është modeluar nga Birthright Israel, Birthright Africa, Reconnect Hungaria, Birthright Armenia dhe programe të ngjashme në vende të ndryshme të botës. Me qëllim të familjarizimit me programin, bashkë-drejtuesi i GERMIN, Lirim Krasniqi dhe menaxheri i projekteve, Arbnor Mjeku, vizituan Izraelin ku mësuan nga afër se si realizohet Birthright në këtë shtet. GERMIN dhe GAF janë të përgatitur në çdo aspekt që 40 të rinjve nga diaspora të iu ofrojë një eksperiencë jetësore të paharrueshme.

Qëllimi i programit është t’u ofrojë një përvojë vullnetare, arsimore dhe kulturore të rinjve shqiptarë të Diasporës (18-24 vjeç) në vendin e tyre të origjinës, pa pagesë.

Si vit pilot, ne synojmë të sjellim të paktën 40 të rinj shqiptarë nga e gjithë bota në Shqipëri dhe Kosovë për dy javë në gusht të vitit 2022, duke synuar ta rrisim këtë numër në qindra e më pas në mijëra të rinj shqiptarë nga e gjithë bota në vitet e ardhshme.

10 dhe 22 gushti është i dedikuar vetëm për programin OriginAL. Vizita do të fillojë në Prishtinën që vibron energji pozitive gjatë verës dhe do të përfundojë në kryeqytetin e gjithë shqiptarëve në Tiranë.

OriginAL do ju ndihmojë të gjeni rrënjët tuaja e kështu do kuptoni më shumë jo vetëm për vendin e origjinës por edhe për vetveten.

Më shumë informacione për programin ju mund të merrni në www.original.org.al

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori