eksperti ad

Java e 14-të në elitën e futbollit kosovar do të startojë të premten.

Ndeshja hapëse e kësaj jave do të jetë mes Drenicës dhe kampionit në fuqi Trepçës ’89.


Burim Jahmurataj do të jetë gjyqtari kryesor i kësaj sfide, me ndihmësit Driton Preniqi e Fatmir Sekiraqa.

Të shtunën Vllaznia e Pozhoranit do të mirëpres Vëllaznimin, ndërsa Flamurtari në Podujevë do të jetë nikoqire e Dritës.

Ndeshja derbi e ditës së shtunë do të zhvillohet në Prizren, mes Lirisë dhe Prishtinës.

Ndërkohë ditën e diel do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit, ku Besa pret Feronikelin ndërsa Gjilani Llapin. /Telegrafi/

Orarruiii

telegrafi sport app