LAJMI I FUNDIT:

Operacioni policor në veri, sekuestrohen dy vetura, motor dhe një motor-skaf me targa të Serbisë

Operacioni policor në veri, sekuestrohen dy vetura, motor dhe një motor-skaf me targa të Serbisë

Pas operacionit i cili u zhvillua sot në orët e hershme të mëngjesit në veri, Policia e Kosovës ka sekuestruar dy vetura luksoze Mercedes me targa të Beogradit, një motor pa targa si dhe një motor-skaf.

Siç merr vesh Telegrafi Njësia Speciale e Policisë së Kosovës së bashku me EULEX-in dhe KFOR-in kanë kryer kontrolle në rrugën ku ndodhet restoranti Grey, që raportohet se është i gruas së Milan Radoiçiqit.


Përfundon operacioni policor në tri komunat në veri, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë
Lexo po ashtu Përfundon operacioni policor në tri komunat në veri, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë

Ndërkaq, operacioni policor u zhvillua në pesë lokacione, në tri komunat në veri të vendit, në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtarë ka bërë të ditur se këto urdhër kontrolle po zbatohen në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in. /Telegrafi/

Foto: Kossev
Foto: Kossev