Vazhdon kërkimi për të moshuarin e zhdukur, Xhafer Raçi


Ekipet e shpëtimit po e vazhdojnë edhe në orët e natës kërkimin për të moshuarin 78-vjeçar nga Prishtina, Xhafer Raçi.
Aksioni për gjetjen e Xhafer Raqit ka rifilluar sot në orët e hershme të mëngjesit, pas kërkimeve intensive që u zhvilluan gjatë gjithë natës së kaluar. Kërkimet po vazhdojnë edhe në këto momente.
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njofton se në bashkëpunim me Policinë dhe autoritetet e tjera kompetente, ka riangazhuar Departamentin e Dronistëve, me qëllim që të rrisim mundësitë për lokalizimin dhe gjetjen sa më të shpejtë të z. Xhafer Raqi.
"Shpresojmë që ai të gjendet sa më shpejt dhe lutemi për shëndetin dhe mirëqenien e tij. Falënderojmë të gjithë ata që po kontribuojnë dhe po ofrojnë mbështetje në këtë aksion", thuhet në njoftim.
Sipas familjarëve, i moshuari u largua të enjten rreth orës 08:00 nga shtëpia dhe nuk dinë më asgjë për vendndodhjen e tij.
Familjarët kanë bërë të ditur se e kanë raportuar rastin në Policinë e Kosovës dhe se i moshuari vuan nga demenca.

Ata kanë kërkuar që kushdo që ka ndonjë informatë për vendndodhjen e familjarit të tyre, të lajmërohen në numrin e telefonit: +383 44 737 900.








































