LAJMI I FUNDIT:

OnePlus prezanton telefonin e ri i cili nuk mbështetet nga Inteligjenca Artificiale

OnePlus prezanton telefonin e ri i cili nuk mbështetet nga Inteligjenca Artificiale

OnePlus ka prezantuar telefonin e ri OnePlus 12 i cili vjen me një pamje të mirë, dhe performancë të shpejtë, por pa mjetet e shumëpërfolura të Inteligjencës Artificiale (Al).

Ky telefon i cili tingëllon si një model i vitit 2020, mund të tërheqë këdo që kërkon një përvojë “pa rrëmujë”, pra pa mjete shumë të avancuara si ato me Al.


Dizajni i modelit të ri është shumë i ngjashëm me OnePlus 11 të vitit 2023. Me një ekran OLED të lëmuar dhe të ndritshëm, OnePlus 12 funksionon me çipin Qualcomm Snapdragon 8 Gen 3, çip ky jashtëzakonisht i fuqishëm.

OnePlus 12 karikohet shpejt duke arritur 100 për qind në më pak se 30 minuta me karikuesin 100 W, dhe përdor OxygenOS 14, i cili është një version i modifikuar i softuerit më të fundit Android 14, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në përgjithësi, ka një sasi të mirë opsionesh personalizimi, por i mungojnë mjetet e Al të cilat janë bërë shtyllë kryesore e rivalëve tjerë të tij. Pra, ky model nuk ka asnjë redaktim të avancuar të fotografive, dhe asnjë gjenerues me Al.

OnePlus 12 ka një kamerë kryesore 50 megapikselë e aftë për të prodhuar imazhe të bukura. Në përgjithësi sistemi i kamerës është i fortë, por ka më shumë vështirësi në ambiente të mbyllura, me dritë të zbehtë, dhe skena me kontrast të lartë.

Çmimi fillestar për këtë model është 969 euro. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Teknologji
Kalo në kategori