LAJMI I FUNDIT:

OnePlus Ace 2 Pro, telefoni i mençur që e ka një funksion që të tjerët nuk e kanë – ka të bëjë me ftohjen

OnePlus Ace 2 Pro, telefoni i mençur që e ka një funksion që të tjerët nuk e kanë – ka të bëjë me ftohjen

OnePlus Ace 2 Pro ka një ekran OLED 6.7 inç me rezolucion 1.5K, me një shpejtësi rifreskimi prej 120 Hz dhe një ndriçim prej 1600 nit.

Për fillim, duhet të përmendim se OnePlus Ace 2 Pro vjen në dy ngjyra – e zezë dhe gjelbër, transmeton Telegrafi.


Është interesante se ekrani ka teknologjinë e re të kompanisë Rainëater Touch Control, e cila zgjidh problemin e gishtave të djersitur dhe të lagur.

Po kështu, ekrani ka një lexues të gjurmëve të gishtërinjve, i cili pozicionohet rreth 2 cm më lart se në modelin e mëparshëm.

Telefoni i mençur funksionon gjithashtu me një çip të fuqishëm Qualcomm Snapdragon 8 Gen 2, me deri në 24 GB RAM LPDDR5X dhe deri në 1 TB memorie të brendshme UFS 4.0.

Gjithashtu, ky do të jetë telefoni i parë i mençur në botë që ka ftohje 3D (tre-dimensionale), i cili ka emrin e tij të veçantë – Tiangong.

Ekziston gjithashtu një bateri 5000 mAh, e cila mbështet karikimin 150 Ë, dhe OnePlus gjithashtu duhet të prezantojë një karikues të ri GaN (Xiaomi tashmë e ka një) që mbështet karikimin PD 45Ë për laptopët dhe konzolat e lojërave.

Një tjetër gjë e vogël e dobishme që ka ky telefon është mbështetja për UFCS, i cili në fakt është një protokoll për karikimin e shpejtë të telefonave dhe karikuesve të palëve të treta, prodhues të tjerë. /Telegrafi/