LAJMI I FUNDIT:

Onati thotë se s’ka probleme, Skivi publikon logon e Babastars – vijnë reagimet e para pas spekulimeve për përçarje në Babastars (Foto)

Onati thotë se s’ka probleme, Skivi publikon logon e Babastars – vijnë reagimet e para pas spekulimeve për përçarje në Babastars (Foto)

Tash e një kohë vazhdimisht qarkullojnë thashetheme mbi mungesë të unitetit në labelin ‘Babastars’.

Zhvendosja e Getit në Tiranë, koncertet e përbashkëta kryesisht vetëm me Majk, duetet poashtu në këtë formë, zvarritja e publikimit të bashkëpunimeve me emra tjerë ishin vetëm disa prej indikatorëve që shtynë mediat drejt raportimeve.


Por, gjërat ndryshuan me një postim të biznesmenit Albert Krasniqi që publikoi bisedat me Getoar Selimin, të cilin e akuzonte për monopol dhe anashkalim të anëtarëve të tjerë të grupit.

“Unë kom me kon qaj që kom me rrxu gradualisht monopolin”, i thoshte Alberti, Getit për të ashtuquajturin ‘monopol të përfitimeve me data të koncerteve’.

Kështu u dukën çiftet: Marina dhe Geti, dhe Albert dhe Besa Krasniqi në dasmën e Dekorim Sahitit (menaxher i “Babastars”). Foto nga InstaStory

Fotot e Albertit me Cozman, Skivin e Marshal Jungle të publikuara dje duke i konsideruar familje, vetëm se vulosën faktin që Babastars kanë përplasje.

Por, kriza duket se është tejkaluar dhe anëtarët e Babastars e kanë tejkaluar problemin.

Përpos fshirjes së fotos nga ana e Albertit, edhe disa indikacione nga reperët kanë bërë që të përjashtohet mundësia e përçarjes.

Në orën 2 pas mesnatës, Skivi e ka postuar logon e Babastars si një shenjë e besnikërisë ndaj “labelit” të madh të hip hopit shqiptar.

Për Prive ka folur edhe Onati, i cili në tekstin e dërguar nga Alberti tek Geti ishte i përmendur si anëtar ‘i harruar’.

“Edhe unë e kam parë atë shkrim baraz me publikun. Çka mund të them për ëktë temë është që unë kam qenë i lumtur dhe jam i lumtur me ekipin tim dhe i du krejt njerëzit që janë të përfshirë aty, nuk kam raport të keq me askënd”.

“Më vjen keq për atë që ka ndodhur, por unë s’jam i përfshirë në atë ndodhi aspak. Jam shumë i fokusuar në punë të mia, projektet e mia të radhës”, potencoi Onati.

Duket se përçarja e mundshme e Babastars është evituar, me akterët që kanë zgjidhur si duket dilemat për ndarje të përfitimeve nga koncertet dhe volumit të punës njëtrajtësisht për të gjithë antarët. /Prive/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori