LAJMI I FUNDIT:

Onana po bën gafa të njëpasnjëshme, United po tenton transferimin e një tjetër portieri

Onana po bën gafa të njëpasnjëshme, United po tenton transferimin e një tjetër portieri

Manchester United ka transferuar Andre Onanan këtë afat kalimtar veror nga Interi.

Por portieri kamerunas nuk ka bindur në ndeshjet e para duke bërë disa gabime.


Dalje e pakontrolluar e Onanas, portieri pëson gol spektakolar nga gjysma e fushës
Lexo po ashtu Dalje e pakontrolluar e Onanas, portieri pëson gol spektakolar nga gjysma e fushës

Kjo ka bërë që United të kërkojë transferimin e një tjetër portieri cilësorë për ta shtuar konkurrencën mes shtyllave. Portieri grek Odysseas Vlachodimos është bërë objektiv i Djajve të Kuq.

Gjiganti anglez ka kontaktuar Benficën dhe ka pyetur për çmimin që kërkojnë për reprezentuesin grek.

Ndërhyrja e Onanas ndaj Dawson krijon debat të ashpër - a ishte penallti për Wolves?
Lexo po ashtu Ndërhyrja e Onanas ndaj Dawson krijon debat të ashpër - a ishte penallti për Wolves?

29-vjeçari është i gatshëm për të bërë një hap para në karrierën e tij dhe për tu transferuar në Old Traford.

Megjithatë United do të bëj hapa para vetëm nëse largohet portieri anglez Dean Henderson, derisa Benfica do ta lejonte grekun të largohet nëse vije një ofertë rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/