LAJMI I FUNDIT:

Olsi Bylyku flet për herë të parë për ndarjen nga Egli Tako

Olsi Bylyku flet për herë të parë për ndarjen nga Egli Tako

Thashethemet për ndarjen e aktorit dhe prezantuesit Olsi Bylyku nga partnerja e tij Egli Tako kanë përfshirë mediat rozë prej javësh.

Por, të gjitha pikëpyetjeve artisti iu dha fund teksa ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas”.


I pyetur për lajmet për ndarjen, Olsi tha se asnjëra palë nuk ishte fajtor për këtë, por vendosën bashkërisht të ndanin rrugët.

“Unë me Eglin kam qenë në një lidhje as të fejuar as të martuar. Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngë me Eglin. Nuk ka pasur asnjë gabim nga asnjëri, besoj që ishte zgjedhja më e mirë që për herë të parë në jetën tonë duke qenë të dy njerëz shumë të përgjegjshëm zgjodhëm veten tonë”, tha Olsi.

“Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri-tjetrit por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit”, pranoi aktori.

Kujtojmë që një reagim për raportimet e ndarjes kishte bërë edhe Egli në rrjetet sociale duke thënë se është abuzuar mjaftueshëm me emrin e tyre dhe të familjarëve. /Telegrafi/