LAJMI I FUNDIT:

OKB: Numri i të uriturve pritet të dyfishohet prej coronavirusit

OKB: Numri i të uriturve pritet të dyfishohet prej coronavirusit

Sipas OKB-së pandemia Covid-19 pritet ta ashpërsojë problemin e urisë në botë. Nga pasojat shkatërruese ekonomike mund të vdesin më shumë sesa nga vetë sëmundja.

Për shkak të pasojave ekonomike të pandemisë Covid-19 Organizata e Kombeve të Bashkuara mendon numri i të uriturve në botë pritet të dyfishohet. Numri i atyre që nuk mund të hanë ushqim të mjaftueshëm për të jetuar shëndetshëm ose i atyre që vuajnë nga uria, mund të shkojë në vitin 2020 deri në 265 milion vetë.


Organizatat humanitare paralajmërojnë sidomos për përkeqësimin e situatës në Afrikën Perëndimore, ku ka konflikte të shumta. Kriza e coronavirusit është një goditje e fortë ndaj mjaft vendeve ku gjendja e furnizimit me ushqime është e brishtë,” thanë organizata joqeveritare si Oxfam, Care e të tjera.

Rritja e çmimeve rrezikon ushqyerjen

Sipas tyre rezervat e të korrave të mëparshme po përfundojnë dhe, për shkak të kufizimeve të COVID 19 në shumë vende, po rriten çmimet dhe disa ushqime kryesore nuk janë në dispozicion. Po ashtu në fillim të sezonit të ri të mbjelljeve bujqit do të kenë gjithashtu vështirësi për të blerë fara dhe plehra me cilësi të lartë. Popullsitë nomade do të ndeshin në pengesa për shtegtimet e tyre. Dhe në vende si Burkina Faso ose Nigeria, ndihma humanitare nuk mjaftojnë për të plotësuar nevojat për ushqim të mijëra njerëzve të zhvendosur.

Prandaj organizatat humanitare u bënë thirrje qeverive të rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar të kujdesen që çmimet të mbeten të qëndrueshme, të sigurojnë furnizimin me ushqime dhe të garantojnë lëvizjen ndërkufitare të mallrave. Sipas organizatave humanitare pritet që nga pasojat shkatërruese ekonomike të pandemisë Covid-19 të vdesin më shumë njerëz sesa nga vetë sëmundja. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori