Agjencia e Kombeve të Bashkuara për palestinezët (UNRWA) njoftoi të premten se e ka nisur një hetim ndaj disa punonjësve të vet të dyshuar për përfshirje në sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor, dhe tha se i ka prishur marrëdhëniet me ta.
“Autoritetet izraelite i kanë dhënë UNRWA-s informata rreth përfshirjes së dyshuar të disa punonjësve të UNRWA-s në sulmet e tmerrshme në Izrael më 7 tetor”, tha Philippe Lazzarini, shefi i kësaj agjencie.
Ai shtoi se për ta mbrojtur aftësinë e agjencisë për të dhënë ndihma humanitare, “kam vendosur t’ua shkëpus menjëherë kontratat këtyre anëtarëve të stafit dhe ta nis një hetim, në mënyrë që ta zbulojmë të vërtetën pa humbur kohë”.
UNRWA, e themeluar më 1949 pas luftës së parë arabo-izraelite, ofron shërbime, përfshirë shkollim, kujdes mjekësor dhe ndihma humanitare për palestinezët në Gazë, Bregun Perëndimor, Jordani, Siri dhe Liban.
UNRWA ka dhënë ndihma dhe i ka përdorur ndërtesat e veta për t’i strehuar njerëzit që ikin nga bombardimet dhe nga ofensiva tokësore e nisur nga Izraeli në Gazë pas sulmeve të 7 tetorit, gjatë të cilave Izraeli thotë se u vranë 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen 253 të tjerë.
“Këto akuza tronditëse vijnë kur mbi dy milionë njerëz në Gazë varen nga ndihmat jetike të cilat agjencia është duke i dhënë prej se nisi lufta”, tha Lazzarini.
Lufta e Izraelit e ka shkatërruar shumicën e Gazës dhe i ka vrarë më shumë se 25.000 palestinezë.
UNRWA – e cila përfitoi donacione më së shumti nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Bashkimi Evropian dhe Suedia në vitin 2022 – ka thënë vazhdimisht se është duke i humbur aftësitë për të ofruar ndihmë humanitare për njerëzit në Gazë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri