Giacomo Vrioni është rikthyer te Juventusi pas një viti fantastik të kaluar në Austri si i huazuar tek Tirol.

Sulmuesi shqiptar e ka mbyllur edicionin në Bundesligën austriake me 19 gola të shënuar dhe pesë asistime, duke fituar çmimin e golashënuesit të vitit.

Edhe pse kishte shumë oferta për lojtarin, ndër to edhe Sampdoria ai ka vendosur të largohet nga Evropa.

Fabrizio Romano ka njoftuar se e ardhmja e Vrionit është në elitën e futbollit amerikan MLS tek skuadra New England Revulution.

Klubi amerikan kanë vendosur të zëvendësojnë sulmuesin e larguar Buksa me Vrionin ndërsa janë të gatshëm t’i ofrojnë Juventusit 3.8 milionë dollarë, plus bonuse.

Kjo ofertë i ka kënaqur drejtuesit e klubit bardhezi që kanë pranuar shitjen dhe tani i mbetet futbollistit të merret vesh për kushtet personale me klubin amerikan.

Kësisoj Vrioni sipas të gjitha gjasave nga viti i ardhshëm do të jetë pjesë e MLS, aty ku muaj më parë u transferua edhe Xherdan Shaqiri tek Chicago Fire. /Telegrafi/