LAJMI I FUNDIT:

Oferta tunduese e Trump, presidenti amerikan po shqyrton ofrimin e një ndihme 15 miliardë dollarëshe për Iranin

Oferta tunduese e Trump, presidenti amerikan po shqyrton ofrimin e një ndihme 15 miliardë dollarëshe për Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump raportohet se po konsideron një plan francez për të lejuar një kredi 15 miliardë dollarë për Iranin.

Një gjë e tillë mund të ndodhë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nëse ai të kthehet dhe pajtohet me marrëveshjen bërthamore të Iranit, sipas zyrtarëve amerikanë dhe të huaj të cituar në një raport të Daily Beast.


Siç përcjell BusinessInsider, plani fillimisht u vendos nga zyrtarë francezë, por ishte kontigjent në miratimin e SHBA për lëshimin e heqjes dorë nga sanksionet.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves le Drian tha në fillim të këtij muaji se linja e kredisë do të mbështetet nga të ardhurat e naftës në Iran, dhe se negociatat për këtë çështje ishin në vazhdim.

Katër persona me njohuri për këtë çështje thanë për Daily Beast që Trump po shqyrtonte propozimin, i cili do të ishte një kthesë nga pozicioni i tij paraprak për këtë çështje.

Retorika e Trump ndaj regjimit iranian kryesisht nuk ka patur “lëkundje” – nga goditja e sanksioneve të rënda kundër Iranit, deri tek tërheqja me sukses e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore që daton nga administrata e ish-presidentit Barack Obama në vitin 2015.

Por Trump së fundmi është dukur se është i hapur për idenë për të bërë një marrëveshje me Iranin – një pozicion të ngjashëm që ai i përcolli regjimit të Koresë së Veriut.

“Unë besoj se ata do të donin të bënin një marrëveshje”, tha Trump të mërkurën, duke shtuar se ai besonte se “Irani ka një potencial të jashtëzakonshëm”.

“Ata janë krenarë për njerëzit e tyre”, tha Trump. “Dhe ne nuk jemi në kërkim të ndryshimit të regjimit. Shpresojmë se mund të bëjmë një marrëveshje, dhe edhe nëse nuk mund të bëjmë një marrëveshje, edhe kjo është në rregull. Por unë mendoj se ata duhet të bëjnë një marrëveshje”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori