LAJMI I FUNDIT:

Oferta e ‘parefuzueshme’ e PSG-së për Coutinhon

Oferta e ‘parefuzueshme’ e PSG-së për Coutinhon

Përfaqësues të Paris Saint Germainit kanë kontaktuar me agjentin e Philippe Coutinhos, të cilin duan ta transferojnë gjatë verës.

Liverpooli do ta ketë shumë të vështirë ta mbajë brazilianin në skuadër për sezonin e ardhshëm, duke qenë se ai po merr oferta të majme.


Mediat franceze bëjnë të ditur se PSG është duke përgatitur një ofertë në vlerë prej 60 milionë eurosh për Coutinhon, i cili këtë edicion ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në pesë raste në 26 ndeshjet e zhvilluara në Ligën Premier.

Redsat janë të informuar për interesimin e madh të klubeve për 23-vjeçarin, mirëpo ende nuk kanë marrë ndonjë ofertë zyrtare për të.

Padyshim se një ofertë si ajo e spekuluar e kampionit francez, vështirë se do të mund të refuzohej. /Telegrafi/

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet