LAJMI I FUNDIT:

Oferta e pabesueshme që ka refuzuar Isco për tu larguar nga Real Madridi

Oferta e pabesueshme që ka refuzuar Isco për tu larguar nga Real Madridi

Isco nuk e ka ndërmend të largohet nga kontinenti i vjetër Evropa.

Mesfushori spanjoll nuk po ka hapësira te Real Madridi, por edhe në rast largimit nga Santiago Bernabeu synon që të mbetet në Evropë.


29-vjeçari ka refuzuar një ofertë të pabesueshme nga Katari, thënë ndryshe një kontratë të jetës.

Ka qenë babai i lojtarit që në një intervistë për televizionin El Chiringuito ka zbuluar se djaloshi i tij ka refuzuar transferimin në Katar.

Emri i skuadrës nuk është bërë publik, por babai i mesfushorit spanjoll ka zbuluar se kanë refuzuar kontratë me 15 milionë euro në vit.

Gjithashtu babai i lojtarit ka thënë se klubi nga Katari ishte i gatshëm të bënte edhe një pagesë në drejtim të Real Madridit për spanjolle.

Mirëpo reprezentuesi spanjoll nuk ka në plan të largohet nga futbolli evropian, pasi mendon që ende është herët për karrierën e tij të largohet drejt Lindjes së Mesme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare

"Unë nuk jam një milioner" - Futbollisti i Malagas kapet nga kamerat duke ia shitur fanellën një tifozi

La Liga
“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

Bundesliga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori