Qeveria e re e Kosovës duhet të ketë prioritet zhvillimin ekonomik dhe ofrimin e vendeve të reja të punës të qëndrueshme për qytetarët e vendit.
Kështu u tha në takimin e Odës Ekonomike të Kosovës me Doganën, Administratën Tatimore dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Berat Rukiqi, kryetar i Odës ekonomike të Kosovës, tha se presin nga qeveria e re që të ketë vërtet prioritet zhvillimin ekonomik.
“Takimi koincidon edhe me finalizimin e krijimit të institucioneve qeverisëse që janë si rezultat i zgjedhjeve të 6 tetorit. Ne besojmë që qeveria duhet të ketë prioritet zhvillim ekonomik, ka pasur proklamim që do të jetë, por ashtu nuk ka ndodhur. Duhet që të gjithë bashkë të angazhohemi që ky vend të ofrojë vende pune të qëndrueshme”, tha Rukiqi.
Bahri Berisha, i cili udhëheq Doganën e Kosovës, tha se janë duke rishikuar udhëzimet administrative, me qëllim që të ketë sa më lehtësira për bizneset.
“Viti 2019 është mbyllur me 97 për qind të deklarime vullnetare të bizneseve. I gjithë ky bashkëpunim ka krijuar qe ne të rrisim të hyrat, sepse patëm ndikim të politikave fiskale, Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Vlerësojmë se këto efekte pozitive, që bizneset të kenë deklarime vullnetare”, tha Berisha.
Valdet Gjinovci nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, tha se përveç kontrollit të ushqimeve, u zotua se kanë punuar për lehtësira të bizneseve për import.
Ai ka inkurajuar të gjitha shoqatat e pranishme që të adresojnë kërkesat e tyre me qëllim të zgjidhjes së problemeve.
Ndërsa, zëvendësdrejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Nijazi Asllani tha se gjatë vitit 2019 ka pasur rezultate më të mira për 10 për qind të të hyrave.
“Këto të hyra kanë ardhur si rezultat i zvogëlimit të hendekut tatimor. Falë bashkëpunimit që kemi ne sot të hyrat në ATK janë mbi 90 për qind vullnetare”, u shpreh ai. /KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Projekte të reja për zhvillimin e aftësive do të financohen nga Fondi Rajonal i Sfidave në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën