LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Pendarovski fal liderin e kartelit të drogës

OBRM-PDUKM: Pendarovski fal liderin e kartelit të drogës

Përmes një materiali të shkurtër video, nga OBRM-PDUKM akuzojnë kandidatin për president të mbështetur nga OBRM-PDUKM, Stevo Pendarovski, se ka amnistuar një kriminel. Nga kjo parti kanë publikuar disa fotografi të Pendarovskit bashkë me disa figura, emrat e të cilëve lakohen për lidhje me nëntokën.

“Çfarëdo që të thotë Stevo Pendarovski, ai hedh poshtë fjalën. Në vitin 2019 ai premtoi se nëse nuk ka drejtësi, nuk do të ketë qetësi. Ai premtoi se ata që kanë kryer krime do të mbajnë përgjegjësi pa dallim. Ai tha se nga pozita e presidentit nuk i shkonte ndërmend të amnistonte kriminelët. Jo që nuk e mbajti fjalën, por amnistoi një person, që sipas mediave është lider i një karteli të drogës në Shkup përgjegjës për vrasje mafioze dhe tregti të paligjshme të drogës. Nëse kjo nuk është një nga format më të rënda të krimit, atëherë Stevo Pendarovski ka problem real me perceptimin”, thuhet mes tjerash në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.


Në fund të njoftimit, OBRM-PDUKM akuzon Pendarovskin për mungesë të përgjigjeve dhe fshehjen nga publiku për dy javë, duke e cilësuar si një shkelje të dinjitetit të popullit dhe shtetit të Maqedonisë. Ata e përshkruajnë kohën për ndryshime të menjëhershme. Ky skandal ka potencialin për të përkeqësuar imazhin dhe integritetin e Presidentit Pendarovski.