Nuk u lejua të hynte në sallën ku po mbahej finalja e Big Brother VIP Kosova 4, reagon Bia Khalifa

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, e njohur për publikun si Bia, ka rikthyer vëmendjen në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje ku hedh akuza të forta ndaj produksionit të spektaklit.
Në pamjet e shpërndara, ajo shihet jashtë ambienteve të studios, duke pretenduar se nuk është lejuar të hyjë për të qenë pjesë e natës finale. Sipas saj, vendimi për ta lënë jashtë ka ardhur si pasojë e deklaratave që kishte bërë menjëherë pas eliminimit nga shtëpia.
Bia shprehet se kishte dëshirë të ishte e pranishme në mbrëmjen e madhe, ashtu si shumë ish-banorë të tjerë, por pretendon se produksioni i ka mohuar këtë mundësi. Ajo nuk ka kursyer kritikat, duke lënë të kuptohet se raporti i saj me produksionin është përkeqësuar pas daljeve publike që bëri pas përfundimit të aventurës së saj në reality show.
Nuk e paskan lon Bian me hy brenda sa te flliqt, Olsa muhameti o raciste #bbvipks4 pic.twitter.com/Dnslk4Vr2o
— lelaaaaa (@lelaaflok) February 27, 2026
Videoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit. Disa e kanë mbështetur, ndërsa të tjerë kanë kërkuar sqarime nga ana e produksionit lidhur me pretendimet e saj.
Deri më tani, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga produksioni i Big Brother VIP Kosova lidhur me akuzat e ish-konkurrentes, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një qëndrim publik për këtë çështje në ditët në vijim. /Telegrafi/































































