Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Dardani” në Fushë Kosovë, të premten në ora 19:00.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka tentuar të hyjë me forcë në banesën e ankuesit duke goditur derën e hyrjes me shqelm. Sipas ankuesit dera është dëmtuar”, thuhet në raport.

I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në Repartin Psikiatrik pasi dyshohet të ketë probleme mendore.

Me vendim të prokurorit, pas tretmanit mjekësor i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/