LAJMI I FUNDIT:

Nuk do ta besoni, por paga e Perisic te Hajduku është 1 euro në muaj

Nuk do ta besoni, por paga e Perisic te Hajduku është 1 euro në muaj

Ivan Perisic ka nënshkruar për Hajduk Splitin, si huazim nga Tottenhami deri në fund të sezonit, pas së cilës do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me klubin e kroat.

Kontrata e Perisic me Tottenhamin vazhdon edhe për gjashtë muaj të tjerë, ndërsa ai po rikuperohet nga operacioni i ligamentit të gjurit.


Perisic u prezantua zyrtarisht në konferencën për shtyp sot dhe po ashtu u zbulua se ai do të luajë në Hajdukun për një pagë mujore prej 1 euro, ashtu si Nikola Kalinic, i cili erdhi në klub pak më herët në këtë afat kalimtar.

Të dy yjet e futbollit kroat nënshkruan kontratën me një pagë kaq simbolike.

Por Perisic do të ketë bonuse të caktuara nëse Hajduk arrin në grupet e garave evropiane, ndërsa ka edhe të drejtën e largimit në të dy periudhat e ardhme të afatit kalimtar, me kusht që klubi që e kërkon të paguajë paratë e përcaktuara nga shuma ende e panjohur e klauzolës.

Zyrtare: Ivan Perisic nënshkruan me Hajduk Splitin
Lexo po ashtu Zyrtare: Ivan Perisic nënshkruan me Hajduk Splitin

Duke qenë se Perisic është lojtar i ekipit të parë të Kroacisë dhe do të luajë në Kampionatin Evropian të Gjermanisë, ai do të kthehet në fushë shumë shpejtë.

Duke luajtur me Hajdukun do të tentojë të futet në formë për Euro 2024, por edhe të ndihmojë klubin në luftën për titullin e parë të kampionatit pas vitit 2005. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori