LAJMI I FUNDIT:

Nuk ndalen “teoritë” e Getinjos në Big Brother: Ne njerëzit nuk dallojmë shumë nga kafshët, krijesa më e mençur është sorra

Nuk ndalen “teoritë” e Getinjos në Big Brother: Ne njerëzit nuk dallojmë shumë nga kafshët, krijesa më e mençur është sorra

Reperi i njohur Getinjo po vazhdon të marrë vëmendjen me bisedat e tij “të famshme” brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ai është shndërruar në “meme”-n e momentit në rrjetet sociale, duke qenë se shpesh herë bën biseda rreth teorive të çuditshem dhe pa ndonjë bazë shkencore.


Së fundmi, përgjatë një bisede me banorët e tjerë, reperi ferizajas ka treguar rreth njohurive të tij për ngjashmërinë e njeriut me kafshët.

Madje, ai ka tërhequr një paralele të njeriut me gorillat dhe delfinët duke i cilësuar si krijesat e vetme që kryejnë marrëdhënie seksuale me vetëdëshirë.

“S’kemi shumë dallim nga kafshët, gorilla, njerëzit e delfinët janë të vetmit që bëjnë seks me qejf”, ka thënë Getinjo në Big Brother VIP Kosova.

Tutje, në bisedë e sipër i njëjti potencoi se me ato që ka dëgjuar ai, sorra është një prej shpezëve më inteligjente.

“Krijesa më e mençur prej shpezëve është sorra”, u ka treguar reperi banorëve, bazuar në një dokumentar që kishte parë rreth një djali i cili është bërë milioner nga kultivimi i sorrave, të cilave më pas ua ka mësuar mbledhjen e parave.

Getinjo përndryshe ka pasur shumë biseda të tilla në Big Brother VIP Kosova, ku si një ndër më të përfolurat në rrjetet sociale mbetet deklarata e tij se “toka është e rrafshët”, duke mos besuar kështu në formën elipsoide të planetit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Magazina
Gjysmëfinalja e Big Brother VIP Albania 3 nis me një koreografi interesante nga ish-banorët në studio

Gjysmëfinalja e Big Brother VIP Albania 3 nis me një koreografi interesante nga ish-banorët në studio

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Kalo në kategori