LAJMI I FUNDIT:

Nuk mund ta pajtohet asesi me humbjen e vëllait: Motra e Emiliano Salas tentoi të bënte vetëvrasje

Nuk mund ta pajtohet asesi me humbjen e vëllait: Motra e Emiliano Salas tentoi të bënte vetëvrasje

Motra e sulmuesit tashmë të ndjerë të Cardiff City, Emiljano Sala, Romina, ka thënë se dëshiron të krijojë një rrugë të re në jetë me “trupin dhe lëkurën e saj të brishtë” në një postim tronditës në mediat sociale pasi u lëshua nga spitali pas një përpjekje për të bërë vetëvrasje.

Nëna 29-vjeçares se tentimi i saj për t’i marrë jetën vetës, e ki bëri me dije se ajo duhej të fillonte një jetë të re.


Ajo tha: “Fjala kontroll ndaloi së ekzistuari në fjalorin tim. Asgjë nuk mbetet atje ku ishte më parë”.

Hetuesit zbulojnë disa nga parregullsitë që ndodhën në aksidentin fatal të Emiliano Sala
Lexo po ashtu Hetuesit zbulojnë disa nga parregullsitë që ndodhën në aksidentin fatal të Emiliano Sala

Romina, e cila udhëhoqi luftën e familjes së saj për drejtësi mbi vdekjen e vëllait të saj në janar të vitit 2019 në një përplasje aeroplani në Guernsey, u dërgua me urgjencë në spital në Argjentinë në orët e para të 6 korrikut pasi një mik i shqetësuar e gjeti atë në banesën e saj pas mesazheve shqetësuese në WhatsApp.

Ajo u përshkrua si “kritike” pasi u pranua në një njësi të kujdesit intensiv në Spitalin Jose Maria Cullen në qytetin e Santa Fe.

Romina publikoi postimin e saj emocional brenda natës së bashku me një foto të vjetër të bërë në hyrje të Chinatown të ​​Londrës së bashku me Emilianon dhe vëllezërit e motrat e saj.

View this post on Instagram

A post shared by Romina Sala (@salaromina)

Ajo shkroi: “Në ditët që kaluan, një ngjarje personale më tërhoqi këmbët nga rruga që kisha zgjedhur të ecja”.

“Siç e thashë një herë, jeta është e pandalshme dhe e vetmja gjë që na ka mbetur përballë kësaj fuqie është të ngadalësojmë, të ndryshojmë drejtimin e krahëve tanë dhe të fluturojmë me erën që u kthye në mes të udhëtimit të saj”.

“Një nga gjërat që ngadalësoi së bashku me këmbët e mia ishte koka ime. Mund të mendoja se ishte zbrazur dhe nuk do të veproja në mënyrën e gabuar”.

Emiliano Sala

“Mundohem të kërkoj konceptet që kisha brenda dhe ato nuk më shërbejnë më. Qëllimet që pata një javë më parë nuk janë më në të njëjtin vend. Prioritetet e mia dhe gjërat që i mbështesnin ato ranë si një kuvertë letrash. Dhe fjala kontroll ndaloi së ekzistuari në fjalorin tim”.

“Asgjë nuk mbetet aty ku ishte më parë, sepse kur ndodh diçka e papritur, jo vetëm që nuk ka më asgjë, por nuk ka asgjë para saj. Një ditë, gjithçka duket se fillon përsëri. Një ditë duhet të fillojmë nga e para”.

Ajo shtoi në letër, duke përfunduar me falënderimet për tre persona, përfshirë vëllain e saj Dario.

Detaje të reja nga vdekja e Emiliano Salas – piloti David Ibbotson mund të ketë kërcyer nga aeroplani
Lexo po ashtu Detaje të reja nga vdekja e Emiliano Salas – piloti David Ibbotson mund të ketë kërcyer nga aeroplani

Emiliano po fluturonte për në Cardiff nga klubi i mëparshëm Nantes në Francë për të përfunduar një transferim prej 20 milionë euro  kur avioni i tij u rrëzua më 21 janar të vitit 2019.

Një kërkim privat i paguar nga familja e lojtarit bëri që trupi i tij i pajetë të gjendet vetëm më tetë shkurt, derisa trupi i pilotit David Ibboston ende nuk është gjetur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori