LAJMI I FUNDIT:

Nuk i kushtoi vëmendje pasi e mori me vete në skenë – Chris Brown hedh telefonin e një fanseje në turmë

Nuk i kushtoi vëmendje pasi e mori me vete në skenë – Chris Brown hedh telefonin e një fanseje në turmë

Ylli i muzikës, Chris Brown hodhi telefonin e një fanseje në turmë pasi ajo refuzoi t’i kushtonte vëmendje.

Incidenti – i cili u shpërnda në TikTok, ndodhi pasi Brown ftoi fansen me fat që t’i bashkohej në skenë gjatë performancës së tij të këngës “Take You Down”.


Në vend që të shijonte momentin, vajza mori menjëherë telefonin e saj për të filmuar situatën, transmeton PageSix.

Në fillim, Brown mund të shihej duke hequr butësisht telefonin nga duart e saj dhe duke e lënë mënjanë.

Megjithatë, ndërsa ai kërcente rreth saj dhe madje i dhuroi asaj një vallëzim sensuale, ajo e kapi edhe një herë telefonin për të vazhduar xhirimet.

I pa u kënaqur, këngëtari ia rrëmbeu telefonin nga duart dhe e hodhi në turmë, gjë që i habiti fansat e koncertit.

Gruaja dukshëm e mërzitur më pas hodhi duart në ajër para se dritat e skenës të fiken dhe takimi i sikletshëm të marrë fund.

Fatmirësisht, ajo ishte në gjendje ta kthente telefonin e saj – por është e paqartë se në çfarë gjendje ishte.

Videoja u bë shpejt virale në mediat sociale, me disa fansa që mbrojnë Brown, ndërsa të tjerë e cituan atë si një tjetër shpërthim nga këngëtari kontroverse.

Brown, nuk është i panjohur kur bëhet fjalë për shkaktimin e polemikave. Këngëtari i “No Guidance” pak muaj më parë shprehu hapur zemërimin pas humbjes së një Grammy nga Robert Glasper.

Vetëm disa javë më vonë, fansat nxituan të kritikonin Chloë Bailey, 24 vjeç, për bashkëpunimin me Brown duke pasur parasysh historinë e tij të gjatë të dhunës ndaj grave.

Në vitin 2009, Brown u deklarua fajtor për një akuzë për sulm të rëndë për rrahjen e të dashurës së atëhershme Rihanna.

Chris Brown thotë se është lodhur nga njerëzit që ende e gjykojnë për sulmin fizik ndaj Rihannas
Lexo po ashtu Chris Brown thotë se është lodhur nga njerëzit që ende e gjykojnë për sulmin fizik ndaj Rihannas

Më pak se 10 vjet më vonë, Karrueche Tran iu dha një urdhër ndalimi pesë-vjeçar kundër tij për gjoja se ai u bë agresive me të pasi u ndanë.

Më pas, në vitin 2021, ai u akuzua se kishte goditur një grua gjatë një debati në shtëpinë e tij në Los Angeles. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori