LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka fitues të qartë, Bullgaria drejt bisedimeve të vështira për koalicion – pas zgjedhjeve të pesta në dy vjet

Nuk ka fitues të qartë, Bullgaria drejt bisedimeve të vështira për koalicion – pas zgjedhjeve të pesta në dy vjet

Bullgaria duket e gatshme të hënën për bisedime të gjata dhe të vështira për një koalicion, pasi zgjedhjet parlamentare, të pestat në dy vjet, përsëri nuk arritën të nxirrnin një fitues të qartë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një bllok i udhëhequr nga partia e qendrës së djathtë GERB e ish-kryeministrit Bojko Borisov fitoi 26.5% të votave në zgjedhjet e së dielës.


Ndërkohë një bllok reformist properëndimor i udhëhequr nga “Ne Vazhdojmë Ndryshimin (PP)” kishte 24.9%, sipas rezultateve paraprake të bazuara në 96% të votave të numëruara.

Partia nacionaliste “Rilindja” zuri vendin e tretë me 14.4%, e MRF etnike turke ishte në vendin e katërt me 13% dhe Partia Socialiste Bullgare (BSP), trashëgimtare e Partisë Komuniste dikur të fuqishme, kishte 9%.

Bllokimi i zgjatur politik i Bullgarisë, i shkaktuar kryesisht nga armiqësia personale midis liderëve të dy blloqeve kryesore, tashmë e ka detyruar vendin të vonojë datën e synuar për adoptimin e euros dhe ende nuk ka miratuar një projekt-ligj buxhetor për vitin 2023.

Pasiguria ka penguar gjithashtu aftësinë e Bullgarisë për të shfrytëzuar fondet e BE-së për rimëkëmbjen pas pandemisë dhe analistët dhe votuesit kanë frikë se rezultati “i çrregullt” i garës të së dielës mund të çojë përfundimisht në zgjedhje të tjera që do të mbaheshin më vonë këtë vit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori