LAJMI I FUNDIT:

“Nuk ka bisedime mes Zidanes dhe PSG-së”, agjenti i francezit tregon situatën

“Nuk ka bisedime mes Zidanes dhe PSG-së”, agjenti i francezit tregon situatën

PSG ka zyrtarizuar Luis Campos si drejtor sportiv, ndërsa klubi po kërkon emërimin e Zinedine Zidane në rolin e trajnerit.

Në orët e fundit, zërat që e lidhin ish-teknikun e Real Madrid me parisienët kanë qenë të shumta, megjithatë për të marrë situatën në dorë dhe për të mos lejuar thashethemet, ka folur këshilltari i trajnerit francez, Alain Migliaccio.


Ky i fundit thekson se nuk ka pasur bisedime mes palëve dhe se ai është i vetmi person që mund të flasë në emër të Zidane.

“Të gjithë këto zërat mbi një marrëveshje të PSG me Zidane nuk kanë asnjë bazë”.

“As Zidan dhe as unë nuk jemi kontaktuar nga pronari i PSG për të marrë drejtimin e skuadrës”.

“Unë jam personi i vetëm që kam autorizim për të folur në emrin e Zidane dhe në këtë formë, garantoj se nuk ka bisedime mes palëve”, ka thënë Migliaccio. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori