Pep Guardiola ka pohuar se lufta për të drejtat e njeriut duhet të jetë përparësia e njerëzve përpara futbollit më shpesh.

"Jam i sigurt që mund të bëjmë më shumë, racizmi dhe çështje të tjera në shoqëri mund të përmirësohen si të drejtat e njeriut", ka thënë spanjolli.


"Njerëzit në shumë raste tregojnë vlerat, nganjëherë ne reagojmë për të drejtat e njeriut, shoqëri më të mira, ndonjëherë nuk jemi aq të përkushtuar siç jemi ndonjëherë në futboll".

pep guardiola juan manuel lillo arsenal vs manchester city fa cup 844885

Guardiola vazhdoi të godiste në UEFA-n për ndryshimin në formatin e Ligës së Kampionëve që do të detyrojë skuadrat të luajnë edhe më shumë lojëra mesjavë evropiane gjatë sezonit.

"Çdo herë është e njëjtë", shtoi Guardiola. "Të gjithë trajnerët dhe lojtarët kërkojnë cilësi më të mirë dhe bota e futbollit shkon për sasi".

O7EAXFEBTVJQJAEILYKULUWTOI scaled

"Por, ne nuk jemi në krye të kësaj. Ne duhet të kërkojmë nga UEFA dhe FIFA të zgjasin vitin, mbase të kenë 400 ditë në vit. Ndoshta atëherë ata mund të gjejnë një zgjidhje për këtë", ka shtuar më tej trajneri i Cityt.

Guardiola ka kërkuar që UEFA dhe FIFA ta kenë në konsideratë se lojtarët kanë nevojë për pushim. /Telegrafi/

telegrafi sport app