LAJMI I FUNDIT:

‘Nuk jemi fajtor unë dhe James’

‘Nuk jemi fajtor unë dhe James’

Mesfushori i Real Madridit, Isco, ka thënë se për rezultatet e skuadrës nuk janë fajtor ai dhe James Rodriguez.

Real Madridi është jashtë luftës për titull, ndërsa në Ligën e Kampionëve kanë një kundërshtar të lehtë në çerekfinale.


“Është një sezon shumë i vështirë dhe nuk besoj se faji është vetëm i imi dhe i Jamesit”.

“Nuk më duket se të gjithë e kanë me mua dhe pas një disfate nuk kam shfryrë ndaj ndokujt. Pas ndeshjes kundër Las Palmasit isha nervoz me vetveten, nuk është hera e parë që një lojtar del nga fusha duke sharë me vete”.

Pas tij janë vënë klube si Arsenali, Manchester City dhe Juventusi që janë gati të përfitojnë shërbimet e tij.

“Jam i lumtur dhe kontratën do ta respektoj deri në ditën e fundit. Juventusi? Gazetarët kërkojnë të shesin sa më shumë gazeta”, ka thënë Isco. /Telegrafi/