Nutricionistja e njohur shqiptare, Diola Dosti, tash e një kohë po shijon një lidhje dashurie me biznesmenin Erolld Belegu.
E ftuar së fundmi te ‘Rudina’, ajo ka folur sërish për lidhjen, mënyrën se si u njoh dhe tregoi nëse e kishte takuar më parë.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania thotë se nuk kishte dëgjuar kurrë për të dhe se kjo ishte gjëja që po i pëlqente më shumë në këtë raport.
“Nuk kisha dëgjuar kurrë për Erolldin, edhe pse është shumë e çuditshme për të thënë sepse unë kam jetuar 14 vite në Kosovë dhe në përgjithësi shoqëria ime, miqësia ime i përkasin le të themi profilit të Erolldit. Nuk kisha dëgjuar asnjëherë as emrin, jo më si personalitet që se kisha takuar. Gjithashtu edhe ai për mua, kjo ishte më e bukura dhe kjo është gjëja që më pëlqen më së shumti në këtë raport sepse është ndryshe kur e njeh, mund ta shikosh tjetrin edhe nga fjalët e të tjerëve”, u shpreh ajo.
E njëjta theksoi: “Kurse te unë, ishte totalisht një njeri me botën e vet të re dhe kjo ndoshta ishte gjëja që më bëri më shumë për vete sepse dua unë që ta eksploroj nuk dua që të eksplorojë një person me fjalët e dikujt tjetër”.
Diola në ndërkohë ka tri vajza nga një martesë e mëparshme, ndonëse prej kohësh ka qenë beqare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251