LAJMI I FUNDIT:

“Nuk është politikë, por luftë”, Zinchenko bën thirrje që sportistët rusë dhe bjellorusë të ndalohen nga çdo aktivitet i sportit

“Nuk është politikë, por luftë”, Zinchenko bën thirrje që sportistët rusë dhe bjellorusë të ndalohen nga çdo aktivitet i sportit

Ylli i Arsenalit, Oleksandr Zinchenko ka bërë thirrje që të gjithë sportisët nga Rusia dhe Bjellorusia të ndalohen nga sportet e nivelit të lartë, pasi pushtimi në Ukrainë po vazhdon.

Pushtimi rus i vendit të origjinës së Zinchenkos ka pasur një efekt të madh në sport vitin e kaluar, me përjashtimin e Rusisë nga Kupa e Botës, ndërsa 30 kombe olimpike i shkruan IOC-së për pjesëmarrjen e tyre në Lojëra Olimpike.


Një numër sportistësh duke përfshirë boksierë si Oleksandr Usyk ndihmuan në vijën e parë të luftës për Ukrainën dhe kampioni evropian i notit, Dmitry Zakharchuk vdiq gjatë luftimeve.

Ndërsa disa sporte e ndaluan Rusinë, shumë sporte individuale lejuan garuesit të vazhdonin, veçanërisht turnetë ATP dhe WTA në tenis, si dhe ngjarjet e Grand Slam.

Përjashtimi i vetëm ishte Wimbledon, i cili tani ka ndryshuar vendimin për turneun e kësaj vere, me të cilin Zinchenko nuk është dakord.

Duke folur për gazetarin Piers Morgan në TALKTV, mbrojtësi i Arsenalit tha se ai beson se të gjithë sportistët nga Rusia dhe Bjellorusia duhet të përballen me ndalime.

Morgan e hapi bisedën duke folur për vendimin e Wimbledon për të shfuqizuar ndalimin dhe duke e pyetur ish-yllin e Manchester City nëse ishte dakord.

“Unë nuk jam dakord. Unë jam një nga ukrainasit që nuk i pëlqen t’i shohë ata në nivelin më të lartë të çdo sporti”, u përgjigj fillimisht Zinchenko.

“Ata duhet të ndalohen? Dhe a mendoni se të dyja vendet, Rusia dhe Bjellorusia?”, pyeti Morgan.

“Me siguri. 100 për qind nuk ​​duhet të lejohen. Pse? Sepse sa bomba dhe raketa dërgohen nga Bjellorusia? Sa?”.

“Shpresoj të vdisni në mënyrën më të dhimbshme”, ylli i Man Cityt ‘uron’ Putinin pasi Rusia i shpalli luftë Ukrainës
Lexo po ashtu “Shpresoj të vdisni në mënyrën më të dhimbshme”, ylli i Man Cityt ‘uron’ Putinin pasi Rusia i shpalli luftë Ukrainës

“Dëgjo, unë nuk jam politikan. Nuk kuptoj asgjë nga ajo, nuk kuptoj dhe nuk do ta kuptoja kurrë. Sepse kjo nuk është zona ime. Por, kjo nuk është politike”.

Morgan e ndërpreu duke thënë: “Është jetë dhe vdekje!”.

“Është luftë. Dhe ata flasin duke thënë mos e fut politikën në sport. Kjo nuk është politikë, por luftë”, përfundoi ylli ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori