LAJMI I FUNDIT:

Nuk dihet se si përfunduan aty, lirohen rreth 300 të rinj dhe fëmijë nga “shtëpia e torturës” në Nigeri

Nuk dihet se si përfunduan aty, lirohen rreth 300 të rinj dhe fëmijë nga “shtëpia e torturës” në Nigeri

Forcat policore liruan rreth 300 meshkuj të rinj dhe fëmijë, nga një objekt në Kaduna të Nigerisë, ku të ndaluarit ishin torturuar në mënyra të ndryshme.

Në objektin që shfrytëzohej nga një shkollë islamike, ndodheshin shumë të ndaluar, mes tyre edhe fëmijë të lidhur me zinxhirë, transmeton Telegrafi.


Ali Janga është shefi kryesor i policisë në Kaduna, që bëri të ditur për BBC, se hetimet vazhduan pas dyshimeve të vazhdueshme lidhur me aktivitetin që zhvillohej aty. Këtë objekt, ai e kishte përshkruar si “shtëpi e torturës”, si dhe hapësirë ku njerëzit mbaheshin si skllevër.

Lëndimet që pësoi njëri nga të ndaluarit

Të ndaluarit, që nuk janë të gjithë nigerianë, ka thënë se janë torturuar, abuzuar seksualisht, u lanë të uritur dhe iu ndaluan të largohen – disa prej tyre, deri në disa vite. Derisa, ende nuk dihet se si përfunduan aty.

Shumica e fëmijëve, kanë thënë se u dërguan aty nga të afërmit, me besimin se është një shkollë ku mësohen mësime nga Kurani. Mes tyre, ishin dy fëmijë, që thanë se u dërguan nga prindërit e tyre, që jetojnë nga Burkina Faso.

Objekti ku ishte vënë mbishkrimi se ishte një shkollë për mësime islamike

Policia i ka arrestuar tetë mësimdhënës, që dyshohet të kenë shkaktuar lëndimet, derisa të liruarit, ishin më se të kënaqur, që më në fund po shijojnë lirinë.

Ata u dërguan në stadiumin e qytetit, ku do të qëndrojnë përkohësisht, derisa kanë nisur përpjekjet për t’ju gjetur familjet. Zyrtarët e sigurisë, kanë bërë të ditur, se ata iu janë nënshtruar kontrolleve fizike dhe psikike.

Shkollat islamike janë shumë të popullarizuara në Nigeri, por në mesin e tyre ka pasur edhe aktivitete të palejuara, derisa në njërën prej tyre, është gjetur se po i dërgojnë fëmijët të lypin lëmoshë nëpër rrugë. /Telegrafi/