Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ndihet i lumtur me fitoren ndaj Malishevës, teksa ka thënë se ekipi i tij është favorit për të fituar titullin kampion në Superligën e Kosovës.

Drita ka fituar me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Malisheva në ndeshjen e javës së tretë, falë golit të talentit Ardit Tahiri (84’).

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Dritës, Nuhiu, i cili e ka vlerësuar si pozitive paraqitjen e ekipit të tij ndaj një kundërshtari të fortë.

Drita fiton në fund te Malisheva, Ardit Tahiri përsëri hero Drita fiton në fund te Malisheva, Ardit Tahiri përsëri hero

“Është fillimi i kampionatit, po krijojmë mjaft, por po mungon finalizimi”, ka thënë fillimisht Nuhiu pas ndeshjes.

“Me kalimin e kohës do të vijë edhe finalizimi që të zhbllokohet ndeshja më herët dhe të fitohet”.

“Ne kemi qenë kërkues gjatë tërë kohës, por kemi pasur përballë një kundërshtar të fortë me një besim të madh.”

Në fund, Nuhiu pa treguar se ekipi i tij është favorit për të fituar titullin kampion në Superligën e Kosovës.

“Po, skuadra e Dritës do jetë favorite për ta fituar titullin kampion”, përfundoi trajneri i Dritës. /Telegrafi/