LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu: I lumtur me fitoren, tani duam ta mbajmë pozitën e parë

Nuhiu: I lumtur me fitoren, tani duam ta mbajmë pozitën e parë

Drita ka fituar me rezultat të thellë 7-0 ndaj Feronikelit në ndeshjen e parë të edicionit pranveror në BKT Superligë.

Feronikeli në këtë takim u paraqitë me futbollistë juniorë, por Drita me ekipin më të mirë dhe dhanë maksimumin gjatë 90 minutave.


Gjilanasit krijuan raste të shumta shënimi, derisa golat u shënuan tre nga Hamdi Namani, Marko Simonovski, Arbnor Muja, Almir Kryeziu e Albin Tahiri.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë pas ndeshjes se qëllimin ia arritën të fitojnë tri pikë, derisa i vije keq për gjendjen që ndodhet skuadra e Feronikelit.

“Jam i kënaqur me fitoren dhe pikët, pasi qëllimi ka qenë ta fitojmë këtë ndeshje dhe ia arritëm”.

“Ne jemi profesionistë dhe duhet të mësohemi të fitojmë gjithmonë pa marrë parasysh kush është kundërshtar. Më vije keq për gjendjen që ndodhet Feronikeli, por duhet të mësohemi edhe me këto situata”, tha fillimisht Nuhiu.

Tutje Nuhiu tha se ndeshjet i marrin një nga një dhe tani duan ta mbajnë pozitën e parë në tabelë.

“Ndeshjet i marrim një nga një dhe futemi gjithmonë për fitore, por normal na intereson se çka bëjnë edhe kundërshtarët. Do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe sikur qysh i kemi ndjekur kundërshtarët tani na ndjekin ata dhe duam ta mbajmë këtë pozitë”.

“Llapi ka skuadër të fortë, duhet ta përgatitemi ndeshjen dhe ta analizojmë atë, pasi përqendrimi ka qenë vetëm te Feronikeli”, u shpreh Nuhiu.

Skuadra e Ardian Nuhiut tani kalon në vendin e parë me 37 pikë, një më shumë se ndjekësit Ballkani e Gjilani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori