Vitin e kaluar, kur kompania “Le Bras Freres” fitoi kontratën e majme prej 5.8 milionë eurosh për të rinovuar “Notre Dame”, ndërtesën ikonë të Parisit dhe Francës si komb, 32-vjeçari Julien Le Bras, shef ekzekutiv, mburrej mbi kapacitetet dhe aftësitë e firmës së tij të vogël, të njohur edhe si “Restauruesit e Katedraleve”, për të riparuar majën konike të saj.
“Gjëja e parë që na shkon ndërmend është mbrojtja e vlerave të ndërtesave historike. Kjo është në ADN-në tonë”, do të shprehej asokohe i riu i përfshirë në fushën e ndërtimeve.
Firma e tij “Le Bras Freres”, e themeluar në vitin 1954 nga gjyshi Louis Le Bras i shefit ekzekutiv të sotëm, e ka qendrën e saj në Jarny, Lorraine, ka të punësuar 200 mjeshtra dhe asaj i janë besuar punime rinovuese të disa prej godinave më historike të Francës.
Por këtë të martë, mjeshtrit e kompanisë janë marrë në pyetje nga hetuesit, pasi maja konike e “Notre Dame” u rrëzua si pasojë e zjarrit të së hënës, duke shkaktuar në këtë mënyrë dëme të mëtejshme, për të cilat ekspertët besojnë se do të duhen dekada të riparohen.
Hetuesit besojnë se zjarri shkatërrimtar nisi në zgavrën e çatisë, poshtë konit ku kishte nisur puna duke përfshirë edhe përdorimin e mjeteve elektrike. Zjarri u zbulua vetëm rreth orës 18:50 të mbrëmjes, ndërkohë që punonjësit thuhet të kenë mbyllur punimet mes orës 17 dhe 17:30.
Sipas hetuesve, një sinjal alarmi u dëgjua në orën 18:20, gjë që ndërpreu një meshë që po mbahej aty, por nuk u zbulua asnjë flakë zjarri në atë moment. Alarmi u dëgjua sërish në 18:43, kohë pas së cilës flakët nisën të përhapeshin dhe të dilnin jashtë kontrollit.
Disa pjesë të Katedrales “Notre Dame” janë dëmtuar rëndë, disa të tjera disi më lehtë, ndërsa pjesë të rëndësishme dhe tejet të vjetra kanë mbetur të paprekura.
“Ne jemi më shumë se kushdo tjetër të interesuar për të hedhur dritë mbi origjinën e kësaj drame”, është shprehur Le Bras për reporterët e pranishëm në vendngjarje. Sipas tij, kompania e tij ka 12 punonjës të përfshirë në restaurim, megjithatë asnjëri prej tyre nuk gjendej aty kur nisën flakët.
“Të gjitha masat e sigurisë po respektoheshin. Punonjësit po bashkëpunojnë pa më të voglin hezitim në hetimin e autoriteteve”, këmbënguli më tej shefi ekzekutiv i firmës së rikonstruksionit. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kongresmenja amerikane: Të gjithë ata që votojnë për ndihmën për Ukrainën duhet të regjistrohen në ushtrinë ukrainase
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
Raportime për eksploziv pranë konsullatës iraniane në Francë, arrestohet i dyshuari
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
"Iranianët janë shumë të frikësuar"
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"
Izraeli sulmon Iranin me raketa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi