LAJMI I FUNDIT:

Notat e lojtarëve: United 1-1 Arsenal, McTominay ishte më i miri

Notat e lojtarëve: United 1-1 Arsenal, McTominay ishte më i miri
Scott McTominay (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Manchester United dhe Arsenali janë ndarë baraz në Old Trafford në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Golat në këtë takim i shënuan Scott Mctominay për Djajtë e Kuq në minutën e 45-të, derisa për Gunners realizoi Pierre-Emerick Aumbameyang (58’).


Arseali ishte skuadër më e mirë për një nuancë, gjersa mori notën e përgjithshme 6.63, ndërsa United u vlerësua me 6.59, diferencë e ngushtë mes dy skuadrave.

Manchester United vs Arsenal (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte mesfushori skocez shkaku i golit të shënuar me notën 7.9.

Paqe në Old Trafford, United dhe Arsenali ndajnë pikët në derbin e Ligës Premier
Lexo po ashtu Paqe në Old Trafford, United dhe Arsenali ndajnë pikët në derbin e Ligës Premier

Në anën tjetër, lojtari që kishte paraqitje të dobët në këtë takim ishte mbrojtësi i vendasve, Axel Tuanzebe që mori vlerësimin 5.6.

Vlerësimet e lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Manchester United (Foto: WhoScored)
Notat e lojtarëve të Arsenalit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/